Sunday, February 16, 2014

4. USHQIME TE MREKULLUESHME PER TRUP TE SHENDETSHEM

Ushqime të ndryshme, fruta apo perime, kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara. Si dhe sa shpesh duhet t’i përdorim, në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë…
1-Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit
Nga një studim i kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në Boston përfshinë në një studim rreth 83 mijë gra, të moshave nga 34 deri në 59 vjeçe. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.
2-Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi, të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj, të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale, falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia.
3-Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat.
4-Vaji i ullirit zgjat jetën
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj disa sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.

KURANI DHE KOZMOSI

KRIJIMII KOZMOSIT
Dejvis në hyrje të librit të tij Bota e rastësive thotë:
“Zbulimet bashkëkohore shkencore lidhur me fillimin e kozmosit na detyrojnë që ta pranojmë idenë se rrugëtimi i kozmosit është në mënyrë shumë precize i rregulluar që të lenë gojëhapur…”
Stiven Hoking, trashëgues i Ainshtajnit thotë:
“Duhet ta pranojmë faktin se kozmosi para formimit të parë dhe Shpërthimit të Madh është krijuar prej asgjësë (hiçit)”
Astronomia bashkëkohore konsideron se kozmosi është formuar prej shpërthimit të parë. Ai zgjerohet dhe ftohet, pastaj do t’i ndodh fundi me shpërthim apo me tkurrje të cilit nuk mund t’i ikë. Të gjitha këto fakte Kurani i ka vërtetuar qysh para 1400 viteve.

Të mendojmë pak:
1 -Allahu i Lartësuar thotë:
“A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!”(El-Enbija,30)
Pasha Allahun e Lartësuar, çfarë lidhje kanë pasur kurejshët me krijimin e qiejve, Tokës si dhe të krijesave tjera? A janë marrë ata me këtë?
Në historinë e hebrenjve gjithashtu nuk përmendet se ata i kanë pyetur pejgamberët lidhur me këtë. Atëherë pse këto ajete janë shpallur dhe kujt i janë drejtuar?
Ato kanë intencë futuriste; me to aludohet te një lloj i mosbesimtarëve, gjegjësisht i heretikëve të kohës tonë; hebrenjve apo bashkëhebrenjtë e kësaj kohe.
Dy teoritë më të mëdha të cilat në kohën e sotme kanë kontribuar në themelimin e shkollës së ateizmit janë teoria e Shpërthimit të Madh e cila ishte përqendruar në formimin e kozmosit dhe teoria e evolucionit që ka të bëjë me krijimin e krijesave të gjalla, pra edhe të njeriut.
Edhe pse e dyta është hedhur poshtë shkencërisht, ndërsa e para i ka përjetuar disa modifikime të caktuara, ato e kanë përjashtuar rolin e Krijuesit duke mësuar se rasti lidhet me rastësinë inteligjente apo është në pyetje koha dhe arsyetime të këtilla qesharake.
Këto teori kanë kontribuar në paraqitjen e drejtimit shekullar i cili nën moton Besoj në atë që e shoh e mohojnë rolin e Krijuesit.
Përgjigjja e Kuranit ishte shumë koncize: Qiejt dhe Toka ishin një tërësi të cilët më pastaj u ndanë dhe këtu shihet fillimi i kozmosit,’ndërsa uji është baza e jetës. Vallë, a në këtë nuk besojnë ateistët?Pra, Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se qiejt dhe Toka ishin një tërësi, pastaj janë ndarë me qëllim që me copëtim të formohen trupat tjerë kozmikë.
Abdullah el-Ebahi në librin e tij “Drejtimi shpirtëror” (El-Medhhebu er-ruhani) thotë: Shkencëtarët pajtohen se Toka është formuar sikurse edhe trupat tjerë duke u ndarë prej ekuatorit të Diellit. Pas kësaj, materia e saj është dendësuar kështu si një top i zjarrtë është rrotulluar rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Në fillim, Toka ishte një masë e zjarrtë dhe sipërfaqja e tij iu kishte nënshtruar ftohjes ngjashëm sikurse çdo materie e zjarrtë, derisa në të njëjtën kohë ishte ngurtësuar ngadalë si një gacë e zjarrtë kur i nënshtrohet atmosferës, ashtu që pjesa e tij e jashtme ishte ftohur, ndërsa bërthama kishte mbetur e zjarrtë. Ajri nën ndikimin e nxehtësisë ishte dendësuar, ndërsa uji përplot me avull ishte përzier me ajër ngjashëm sikurse çdo materie që i nënshtrohet avullimit, si mineralet,squfuri, karboni dhe gjërat e ngjashme. Atmosfera atë botë ishte shumë e dendur, ashtu që drita e diellit nuk ishte në gjendje që të depërtojë nëpër të.
Dijetarët, historinë e formimit të Tokës e ndajnë në gjashtë periudha të njohura si periudha gjeologjike. Periudha e parë është ajo fillestare, pastaj kalimtare, pastaj periudha e dytë, e treta, pastaj koha e të reshurave (e vërshimës) dhe në fund koha e tanishme apo koha pas vërshimës.
Periudha e parë fillon prej se është ftohur Toka dhe prej se ka filluar që të mbulohet me kore të trashë si gur graniti. Nuk ekzistojnë gjurmë se atë botë kanë ekzistuar bimët dhe kafshët, ndërsa nuk dihet saktë as se sa ka zgjatur kjo periudhë. Disa shkencëtarë pohojnë se në Tokë kanë kaluar rreth 300 milionë vjet prej se korja e Tokës në sipërfaqe ka filluar që të forcohet.
Në fillim të kohës kalimtare, korja e granitit e Tokës nuk e kishte arritur trashësinë e duhur e cila do ta mbronte prej dridhjeve, shkarjeve dhe tërmeteve.
Periudhat kohore që kanë kaluar nëpër Tokë, pas vetes kanë lënë shtresa dhe kanë ndikuar shumë në ndryshimet e papritura në boshtin e Tokës dhe në pole. Pastaj erdhi deri te depërtimi i përgjithshëm i ujit në sipërfaqen e saj, që çoi deri te mbytja e shumë kafshëve, ndërsa ato që janë fshehur nëpër male dhe nëpër shpella, aty edhe kanë përfunduar. Nëpër shumë këto shkarje, shkencëtarët kanë zbuluar shumë mbetje skeletore të kafshëve të egra që kanë jetuar para kësaj katastrofe.
Në këtë kohë ka filluar ftohja e poleve, që tregon se në Tokë papritmas e jo gradualisht ka ardhur deri te dallimi i madh në temperaturë. Argument për këtë siç konsiderojnë gjeologët, është zbulimi i skeletit të mamutit me tërë trupin e tij i zbuluar në mes të akullnajave veriore. Në bazë të kësaj, ata kanë konstatuar se ftohja e papritur e kishte përfshirë dhe e kishte mbytur atë para se të arrijë që të largohet në pjesën tjetër të Tokës.
Pasi që ishin përmbushur kushtet për jetë në Tokë, filloi periudha e gjashtë e tanishme. Në këtë periudhë, korja e Tokës është stabilizuar, ajri është pastruar, rrezet e diellit kanë depërtuar, Toka është gjelbëruar, kafshët janë zbutur, ndërsa pas gjithë kësaj është paraqitur njeriu, edhe pse disa argumente gjeologjike tregojnë se jeta e njeriut në Tokë është zhvilluar para vërshimës së madhe.
2- Një prej emrave të bukur të Allahut është “El- Bari’” (Krijues prej asgjësë). Pasi që e kishte krijuar gjithësinë prej asgjësë, Ai kishte krijuar gjithçka që ekziston në këtë univers:
“Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij? Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmitdhetë Gjithëdijshmit.” (El-En’am, 95-96)
“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit.” (Felek, 1)
3- Kurani    para shkencës së sotme ka treguar se kozmosi zgjerohet dhe se do ta përjetojë fundin ashtu që do të eksplodojë ose do të tkurret, ndërsa pas kësaj do të formohet kozmos i ri. Në këtë shihet teza e krijimit të parë dhe të sërishëm të kozmosit.
“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e Iibrit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)
4-   Kurani    këtë fakt e ka konstatuar me fjalët:
“Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Edh-Dharijat,47)
Teoritë më të reja astronomike të prezantuara në vitet e nëntëdhjeta të shek. XX, tregojnë se kozmosi do të përfundojë me njërën prej këtyre mënyrave: “me eksplodim apo me tkurrje.”
Kurani tashmë ka treguar në këto fakte:
“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç palosel letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do la përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këte metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)
5-  Moti kohë ka dominuar mendimi se kozmosi është pa kufi. Shkencëtarëve në shekujt e kaluar nuk u kishte rënë ndërmend se do ta dinë formën e kozmosit dhe dimensionet e tij, ndërsa shkencëtarët myslimanë nuk ishin mbështetur në Kuran me qëllim që prej tij t’i nxjerrin faktet që do të ndihmonin që të zbulohen kufijtë dhe forma e kozmosit. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:
“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të (Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (El-Bekare, 255)
Shtrirja e diçkaje që ekziston tregon në ekzistimin e dimensioneve, ndërsa dimensionet janë argument të kufizimit të diçkaje. Pra, Kurani ka treguar në faktin se kozmosi ka kufij, që do të thotë se ky nuk është përfundim i Ainshtajnit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Veten:
“Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit..” (Gafir, 15)
SHKEPUTUR NGA LIBRI “KURANI DHE KOZMOSI”

EFEKTET E UJIT NE TRUPIN E NJERIUT

Nëse do të pinit ujë sapo të zgjoheni në mëngjes trupi juaj do t’ju “falënderonte”, pasi ai i sjell atij një sërë të mirash të paçmueshme. Filloni ta praktikoni sa më shpejt këtë gjë…
Shëndeti
Cila është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni? Përveçse duhet të fikni zilen e zgjimit, pa asnjë dyshim duhet të pini edhe ujë. Këtë gjë e kanë pohuar unanimisht të gjithë ekspertët, që kanë shpjeguar të gjitha mënyrat dhe përfitimet e prirjes së H2O si aktin e parë të ditës. Po cilat janë këto? Ja…
Hidraton qelizat
Pas një nate pushimi zgjoheni të dehidratuar. Kështu që pirja e ujit në mëngjes është e rëndësishme, sepse shpejtësia, me të cilën prodhohen qelizat muskulore, rritet. Një trup i hidratuar lejon një rrjedhje të shëndetshme të oksigjenit, duke u lejuar juve që të qëndroni vigjilentë dhe plot energji.
Detoksifikon trupin
Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve. Shtimi i limonit në ujë rrit normën e urinimit, duke maksimizuar funksionin enzimatik dhe stimulon mëlçinë për t’u detoksifikuar.
Ju ndihmon që të dobësoheni
Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.
Parandalon sëmundjet
Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur. Disa studime kanë treguar gjithashtu se dehidrimi çon në nivele të larta të kortizolit, i cili është ekuivalenti me stresin dhe sëmundjet.
Pastron lëkurën
Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.
Kontribuon në shëndetin e zemrës
Fillimi i mbarë është gjysma e punës: pini një gotë uji të mirë sapo të zgjoheni dhe zemra juaj do t’ju falënderojë. Një studim i publikuar disa vite më parë kishte treguar se njerëzit të cilët pinin së paku pesë gota uji në ditë, pas zgjimit, kishin 41% më pak të ngjarë të vuanin nga një sulm në zemër sesa ata që pinin më pak se 2 gota.
Metodat e trajtimit
Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e dhembjes së kokës, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, epilepsisë, bronkitit, astmës, tuberkulozit, meningjitit, veshkave, organeve urinare, të vjellave, gastritit, diarresë, hemorroideve, diabetit, kapsllëkut, të gjitha sëmundjeve të syrit, kancerit, çrregullimeve menstruale, sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.
1. Sapo të zgjoheni në mëngjes, para se të pastroni dhëmbët, pini 4 gota x 160 ml (640 ml) ujë të vakët ose jo shumë të ftohtë.
2. Pastroni dhëmbët dhe zgavrën e gojës dhe mos hani as pini për 45 minuta.
3. Pas 45 min. mund të hani dhe pini
4. Pas 15 minutash (sa ka zgjatur mëngjesi/dreka/darka) mos hani as pini për 2 orë.
5. Të moshuarit dhe të sëmurët që nuk mund të pinë 4 gota menjëherë në mëngjes nuk adaptohen) mund të fillojnë të pinë aq sa munden dhe pastaj çdo ditë të rrisin sasinë e ujit derisa të arrijnë 4 gota të ujit.
6. Kjo metodë do t’i shërojë të sëmurët, ndërsa të shëndetshmit do të gëzojnë një shëndet më të mirë.

RRETH PIRAMIDAVE KURANI DHE SHKENCA

Shkencëtarët kanë zbuluar se piramidat janë ndërtuar nga përpunimi i baltës. Kjo vërtetohet në një ajet të Kuranit te Madhërishëm.
Shkencëtarët amerikanë dhe francezë konfirmojnë se gurët e mëdhenjë që faraonët kanë përdorur për të ndërtuar piramidat ishin të përbërë nga “balta” e cila përbëhej nga gëlqerorë që janë përpunuar në temperatura të larta. Një përshkrim i saktë mundë të gjendet në Kuranin e Madhërishëm:
“Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait.Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!” El Kasas: 38
Zbulimi është konfirmuar nga shkencëtarët të famshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Imazhet mikroskopike te blloqeve piramidale jane shikuar dhe vrojtuar, dhe rezultatet tregojnë se pallatet e ngritura lart janë të përbërë nga balta, pikërisht ashtu siç është përmendur në Librin e Allahut në ajetin e përmendur më parë.
Lloji i materialit te Piramidave ështe ndërtuar që faraonët ta mbajnë sekret, por Allahu, i Gjithëdijshmi, na tha këtë sekret në Librin e Tij të vërtetë.
Abduldaem Al-Kaheel

           FAKT INTERESANT

 Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Nëse dëgjon një gjel duke kënduar atëherë lute Zotin për begatitë e tij. Sepse ato (gjelat e fushës) shohin Engjëjt. Ndërsa kur dëgjoni një gomar duke pëllitur atëherë kërkoni mbrojtje nga Allahu i Madhëruar sepse ato (gomarët) shohin djajtë”.
Të dëgjosh këtë thënie profetike, ka prej njerëzve që thonë: Besojmë vetëm në atë që shohim, të tillët do ta quanin besëtytni një thënie të tillë. Mirëpo shkenca vërteton se këto fjalë janë të një standardi tepër të lartë për t’u përfillur prej saj. Në fakt kemi të bëjmë me një mrekulli shkencore.

Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.
Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.

Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.

Shtrohet pyetja:

Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?
Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe.

Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.

Fakt tjetër është edhe Përmendja e Allahut (xh.sh) e cila ul zemërimin tek njeriu. Nëse llogarisim që zemërimi është një nxehtësi jo normale e sistemit nervor të njeriut (Pse jo i ndikuar edhe nga djalli) Të përmendësh Allahun (xh.sh) sistemi nervor fillon të ftohet dhe të bjerë në nivelet normale. Kjo vërteton njëkohësisht faktin që djajtë largohen nga përmendja e Allahut (xh.sh).

E kush tjetër veç Allahut (xh.sh) e ka mësuar Profetin Muhamed (a.s) për aftësitë e këtyre dy krijesave të tjera dhe diferencat që kanë në nivelin e shikueshmërisë së rrezatimeve të ndryshme?

EFEKTET E FRUTAVE NE TRUPIN E NJERIUT

1- Banania – Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.
2- Portokalli – Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
3- Rrushi – Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.
4-Pjepri- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.
5-Qershia – Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
6-Dardha – Ky frut bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve, si dhe për presionin e ulët të gjakut.
7-Speci – Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.
8-Brokoli – Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.
9-Karota – Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.
10-Kastraveci – Rinon muskujt dhe u jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.
11-Hudhra – Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.
12-Fiku – Studimet e shumta mjekësore tregojnë se ky frut vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.
13-Molla – Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë: pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.

Tuesday, February 11, 2014

MREKULLITË E MUSHKONJËS



Allahu i Madhëruar thotë:

Kur'an;
--2----26-- ''All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më
e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti
i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te
humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë
jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër''.
1. Është femër.
2. Ka njëqind (100) sy në kokën e saj.
3. Ka 48 dhëmbë në gojën e saj.
4. Ka tri zemra në bark, me të gjitha pajisjet përkatëse për secilën.
5. Ka gjashtë thika në hundën e saj, ku secila veçohet me funksion të veçantë.
6. Ka nga tre krahë në çdo anë.
7. Është e pajisur me një mjet ngrohës, i cili vepron sikurse sistemi i rrezeve infra të kuqe, me
funksion të reflektimit të ngjyrës së lëkurës së njeriut në errësirë në ngjyrë vjollce, të cilën e sheh.
8. Është e pajisur me një mjet dehës-mpirës, i cili i ndihmon ta ngul gjilpërën e saj në njeriun pa e
diktuar fare, ndërsa kur ta ndjejë njeriu thumbimin, ai është si shkak i thithjes së gjakut.
9. Është e pajisur me një mjet, i cili bën analizën e gjakut, sepse ajo nuk pi çdo lloj gjaku.
10. Është e pajisur me një mjet, nëpërmjet të cilit bën bartjen e gjakut deri në hundën e saj
shumë të ngushtë.
11. Edhe më e çuditshme se kjo është se mbi shpinën e saj jeton një insekt shumë i vogël, i cili
nuk shihet vetëm se me mikroskop.