Sunday, February 16, 2014

4. USHQIME TE MREKULLUESHME PER TRUP TE SHENDETSHEM

Ushqime të ndryshme, fruta apo perime, kanë ndikime të ndryshme në organizmin e njeriut. Ato shpeshherë janë parandaluese të sëmundjeve të caktuara. Si dhe sa shpesh duhet t’i përdorim, në mënyrë që të kenë sa më tepër rezultat në organizmin tonë…
1-Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit
Nga një studim i kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në Boston përfshinë në një studim rreth 83 mijë gra, të moshave nga 34 deri në 59 vjeçe. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.
2-Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi, të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj, të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale, falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia.
3-Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat.
4-Vaji i ullirit zgjat jetën
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj disa sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.

KURANI DHE KOZMOSI

KRIJIMII KOZMOSIT
Dejvis në hyrje të librit të tij Bota e rastësive thotë:
“Zbulimet bashkëkohore shkencore lidhur me fillimin e kozmosit na detyrojnë që ta pranojmë idenë se rrugëtimi i kozmosit është në mënyrë shumë precize i rregulluar që të lenë gojëhapur…”
Stiven Hoking, trashëgues i Ainshtajnit thotë:
“Duhet ta pranojmë faktin se kozmosi para formimit të parë dhe Shpërthimit të Madh është krijuar prej asgjësë (hiçit)”
Astronomia bashkëkohore konsideron se kozmosi është formuar prej shpërthimit të parë. Ai zgjerohet dhe ftohet, pastaj do t’i ndodh fundi me shpërthim apo me tkurrje të cilit nuk mund t’i ikë. Të gjitha këto fakte Kurani i ka vërtetuar qysh para 1400 viteve.

Të mendojmë pak:
1 -Allahu i Lartësuar thotë:
“A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!”(El-Enbija,30)
Pasha Allahun e Lartësuar, çfarë lidhje kanë pasur kurejshët me krijimin e qiejve, Tokës si dhe të krijesave tjera? A janë marrë ata me këtë?
Në historinë e hebrenjve gjithashtu nuk përmendet se ata i kanë pyetur pejgamberët lidhur me këtë. Atëherë pse këto ajete janë shpallur dhe kujt i janë drejtuar?
Ato kanë intencë futuriste; me to aludohet te një lloj i mosbesimtarëve, gjegjësisht i heretikëve të kohës tonë; hebrenjve apo bashkëhebrenjtë e kësaj kohe.
Dy teoritë më të mëdha të cilat në kohën e sotme kanë kontribuar në themelimin e shkollës së ateizmit janë teoria e Shpërthimit të Madh e cila ishte përqendruar në formimin e kozmosit dhe teoria e evolucionit që ka të bëjë me krijimin e krijesave të gjalla, pra edhe të njeriut.
Edhe pse e dyta është hedhur poshtë shkencërisht, ndërsa e para i ka përjetuar disa modifikime të caktuara, ato e kanë përjashtuar rolin e Krijuesit duke mësuar se rasti lidhet me rastësinë inteligjente apo është në pyetje koha dhe arsyetime të këtilla qesharake.
Këto teori kanë kontribuar në paraqitjen e drejtimit shekullar i cili nën moton Besoj në atë që e shoh e mohojnë rolin e Krijuesit.
Përgjigjja e Kuranit ishte shumë koncize: Qiejt dhe Toka ishin një tërësi të cilët më pastaj u ndanë dhe këtu shihet fillimi i kozmosit,’ndërsa uji është baza e jetës. Vallë, a në këtë nuk besojnë ateistët?Pra, Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se qiejt dhe Toka ishin një tërësi, pastaj janë ndarë me qëllim që me copëtim të formohen trupat tjerë kozmikë.
Abdullah el-Ebahi në librin e tij “Drejtimi shpirtëror” (El-Medhhebu er-ruhani) thotë: Shkencëtarët pajtohen se Toka është formuar sikurse edhe trupat tjerë duke u ndarë prej ekuatorit të Diellit. Pas kësaj, materia e saj është dendësuar kështu si një top i zjarrtë është rrotulluar rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Në fillim, Toka ishte një masë e zjarrtë dhe sipërfaqja e tij iu kishte nënshtruar ftohjes ngjashëm sikurse çdo materie e zjarrtë, derisa në të njëjtën kohë ishte ngurtësuar ngadalë si një gacë e zjarrtë kur i nënshtrohet atmosferës, ashtu që pjesa e tij e jashtme ishte ftohur, ndërsa bërthama kishte mbetur e zjarrtë. Ajri nën ndikimin e nxehtësisë ishte dendësuar, ndërsa uji përplot me avull ishte përzier me ajër ngjashëm sikurse çdo materie që i nënshtrohet avullimit, si mineralet,squfuri, karboni dhe gjërat e ngjashme. Atmosfera atë botë ishte shumë e dendur, ashtu që drita e diellit nuk ishte në gjendje që të depërtojë nëpër të.
Dijetarët, historinë e formimit të Tokës e ndajnë në gjashtë periudha të njohura si periudha gjeologjike. Periudha e parë është ajo fillestare, pastaj kalimtare, pastaj periudha e dytë, e treta, pastaj koha e të reshurave (e vërshimës) dhe në fund koha e tanishme apo koha pas vërshimës.
Periudha e parë fillon prej se është ftohur Toka dhe prej se ka filluar që të mbulohet me kore të trashë si gur graniti. Nuk ekzistojnë gjurmë se atë botë kanë ekzistuar bimët dhe kafshët, ndërsa nuk dihet saktë as se sa ka zgjatur kjo periudhë. Disa shkencëtarë pohojnë se në Tokë kanë kaluar rreth 300 milionë vjet prej se korja e Tokës në sipërfaqe ka filluar që të forcohet.
Në fillim të kohës kalimtare, korja e granitit e Tokës nuk e kishte arritur trashësinë e duhur e cila do ta mbronte prej dridhjeve, shkarjeve dhe tërmeteve.
Periudhat kohore që kanë kaluar nëpër Tokë, pas vetes kanë lënë shtresa dhe kanë ndikuar shumë në ndryshimet e papritura në boshtin e Tokës dhe në pole. Pastaj erdhi deri te depërtimi i përgjithshëm i ujit në sipërfaqen e saj, që çoi deri te mbytja e shumë kafshëve, ndërsa ato që janë fshehur nëpër male dhe nëpër shpella, aty edhe kanë përfunduar. Nëpër shumë këto shkarje, shkencëtarët kanë zbuluar shumë mbetje skeletore të kafshëve të egra që kanë jetuar para kësaj katastrofe.
Në këtë kohë ka filluar ftohja e poleve, që tregon se në Tokë papritmas e jo gradualisht ka ardhur deri te dallimi i madh në temperaturë. Argument për këtë siç konsiderojnë gjeologët, është zbulimi i skeletit të mamutit me tërë trupin e tij i zbuluar në mes të akullnajave veriore. Në bazë të kësaj, ata kanë konstatuar se ftohja e papritur e kishte përfshirë dhe e kishte mbytur atë para se të arrijë që të largohet në pjesën tjetër të Tokës.
Pasi që ishin përmbushur kushtet për jetë në Tokë, filloi periudha e gjashtë e tanishme. Në këtë periudhë, korja e Tokës është stabilizuar, ajri është pastruar, rrezet e diellit kanë depërtuar, Toka është gjelbëruar, kafshët janë zbutur, ndërsa pas gjithë kësaj është paraqitur njeriu, edhe pse disa argumente gjeologjike tregojnë se jeta e njeriut në Tokë është zhvilluar para vërshimës së madhe.
2- Një prej emrave të bukur të Allahut është “El- Bari’” (Krijues prej asgjësë). Pasi që e kishte krijuar gjithësinë prej asgjësë, Ai kishte krijuar gjithçka që ekziston në këtë univers:
“Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij? Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmitdhetë Gjithëdijshmit.” (El-En’am, 95-96)
“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit.” (Felek, 1)
3- Kurani    para shkencës së sotme ka treguar se kozmosi zgjerohet dhe se do ta përjetojë fundin ashtu që do të eksplodojë ose do të tkurret, ndërsa pas kësaj do të formohet kozmos i ri. Në këtë shihet teza e krijimit të parë dhe të sërishëm të kozmosit.
“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e Iibrit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)
4-   Kurani    këtë fakt e ka konstatuar me fjalët:
“Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Edh-Dharijat,47)
Teoritë më të reja astronomike të prezantuara në vitet e nëntëdhjeta të shek. XX, tregojnë se kozmosi do të përfundojë me njërën prej këtyre mënyrave: “me eksplodim apo me tkurrje.”
Kurani tashmë ka treguar në këto fakte:
“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç palosel letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do la përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këte metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)
5-  Moti kohë ka dominuar mendimi se kozmosi është pa kufi. Shkencëtarëve në shekujt e kaluar nuk u kishte rënë ndërmend se do ta dinë formën e kozmosit dhe dimensionet e tij, ndërsa shkencëtarët myslimanë nuk ishin mbështetur në Kuran me qëllim që prej tij t’i nxjerrin faktet që do të ndihmonin që të zbulohen kufijtë dhe forma e kozmosit. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:
“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të (Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (El-Bekare, 255)
Shtrirja e diçkaje që ekziston tregon në ekzistimin e dimensioneve, ndërsa dimensionet janë argument të kufizimit të diçkaje. Pra, Kurani ka treguar në faktin se kozmosi ka kufij, që do të thotë se ky nuk është përfundim i Ainshtajnit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Veten:
“Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit..” (Gafir, 15)
SHKEPUTUR NGA LIBRI “KURANI DHE KOZMOSI”

EFEKTET E UJIT NE TRUPIN E NJERIUT

Nëse do të pinit ujë sapo të zgjoheni në mëngjes trupi juaj do t’ju “falënderonte”, pasi ai i sjell atij një sërë të mirash të paçmueshme. Filloni ta praktikoni sa më shpejt këtë gjë…
Shëndeti
Cila është gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni? Përveçse duhet të fikni zilen e zgjimit, pa asnjë dyshim duhet të pini edhe ujë. Këtë gjë e kanë pohuar unanimisht të gjithë ekspertët, që kanë shpjeguar të gjitha mënyrat dhe përfitimet e prirjes së H2O si aktin e parë të ditës. Po cilat janë këto? Ja…
Hidraton qelizat
Pas një nate pushimi zgjoheni të dehidratuar. Kështu që pirja e ujit në mëngjes është e rëndësishme, sepse shpejtësia, me të cilën prodhohen qelizat muskulore, rritet. Një trup i hidratuar lejon një rrjedhje të shëndetshme të oksigjenit, duke u lejuar juve që të qëndroni vigjilentë dhe plot energji.
Detoksifikon trupin
Uji, e sidomos uji me limon është një detoksifikant natyral. Nëse pini ujë që në mëngjes, ai do t’ju pastrojë nga toksina dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve. Shtimi i limonit në ujë rrit normën e urinimit, duke maksimizuar funksionin enzimatik dhe stimulon mëlçinë për t’u detoksifikuar.
Ju ndihmon që të dobësoheni
Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, si të thuash ju do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.
Parandalon sëmundjet
Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur. Disa studime kanë treguar gjithashtu se dehidrimi çon në nivele të larta të kortizolit, i cili është ekuivalenti me stresin dhe sëmundjet.
Pastron lëkurën
Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat i ofron ngjyrën më të mirë lëkurës tonë.
Kontribuon në shëndetin e zemrës
Fillimi i mbarë është gjysma e punës: pini një gotë uji të mirë sapo të zgjoheni dhe zemra juaj do t’ju falënderojë. Një studim i publikuar disa vite më parë kishte treguar se njerëzit të cilët pinin së paku pesë gota uji në ditë, pas zgjimit, kishin 41% më pak të ngjarë të vuanin nga një sulm në zemër sesa ata që pinin më pak se 2 gota.
Metodat e trajtimit
Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e dhembjes së kokës, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, epilepsisë, bronkitit, astmës, tuberkulozit, meningjitit, veshkave, organeve urinare, të vjellave, gastritit, diarresë, hemorroideve, diabetit, kapsllëkut, të gjitha sëmundjeve të syrit, kancerit, çrregullimeve menstruale, sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.
1. Sapo të zgjoheni në mëngjes, para se të pastroni dhëmbët, pini 4 gota x 160 ml (640 ml) ujë të vakët ose jo shumë të ftohtë.
2. Pastroni dhëmbët dhe zgavrën e gojës dhe mos hani as pini për 45 minuta.
3. Pas 45 min. mund të hani dhe pini
4. Pas 15 minutash (sa ka zgjatur mëngjesi/dreka/darka) mos hani as pini për 2 orë.
5. Të moshuarit dhe të sëmurët që nuk mund të pinë 4 gota menjëherë në mëngjes nuk adaptohen) mund të fillojnë të pinë aq sa munden dhe pastaj çdo ditë të rrisin sasinë e ujit derisa të arrijnë 4 gota të ujit.
6. Kjo metodë do t’i shërojë të sëmurët, ndërsa të shëndetshmit do të gëzojnë një shëndet më të mirë.

RRETH PIRAMIDAVE KURANI DHE SHKENCA

Shkencëtarët kanë zbuluar se piramidat janë ndërtuar nga përpunimi i baltës. Kjo vërtetohet në një ajet të Kuranit te Madhërishëm.
Shkencëtarët amerikanë dhe francezë konfirmojnë se gurët e mëdhenjë që faraonët kanë përdorur për të ndërtuar piramidat ishin të përbërë nga “balta” e cila përbëhej nga gëlqerorë që janë përpunuar në temperatura të larta. Një përshkrim i saktë mundë të gjendet në Kuranin e Madhërishëm:
“Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait.Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!” El Kasas: 38
Zbulimi është konfirmuar nga shkencëtarët të famshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Imazhet mikroskopike te blloqeve piramidale jane shikuar dhe vrojtuar, dhe rezultatet tregojnë se pallatet e ngritura lart janë të përbërë nga balta, pikërisht ashtu siç është përmendur në Librin e Allahut në ajetin e përmendur më parë.
Lloji i materialit te Piramidave ështe ndërtuar që faraonët ta mbajnë sekret, por Allahu, i Gjithëdijshmi, na tha këtë sekret në Librin e Tij të vërtetë.
Abduldaem Al-Kaheel

           FAKT INTERESANT

 Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Nëse dëgjon një gjel duke kënduar atëherë lute Zotin për begatitë e tij. Sepse ato (gjelat e fushës) shohin Engjëjt. Ndërsa kur dëgjoni një gomar duke pëllitur atëherë kërkoni mbrojtje nga Allahu i Madhëruar sepse ato (gomarët) shohin djajtë”.
Të dëgjosh këtë thënie profetike, ka prej njerëzve që thonë: Besojmë vetëm në atë që shohim, të tillët do ta quanin besëtytni një thënie të tillë. Mirëpo shkenca vërteton se këto fjalë janë të një standardi tepër të lartë për t’u përfillur prej saj. Në fakt kemi të bëjmë me një mrekulli shkencore.

Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.
Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.

Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.

Shtrohet pyetja:

Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?
Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe.

Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.

Fakt tjetër është edhe Përmendja e Allahut (xh.sh) e cila ul zemërimin tek njeriu. Nëse llogarisim që zemërimi është një nxehtësi jo normale e sistemit nervor të njeriut (Pse jo i ndikuar edhe nga djalli) Të përmendësh Allahun (xh.sh) sistemi nervor fillon të ftohet dhe të bjerë në nivelet normale. Kjo vërteton njëkohësisht faktin që djajtë largohen nga përmendja e Allahut (xh.sh).

E kush tjetër veç Allahut (xh.sh) e ka mësuar Profetin Muhamed (a.s) për aftësitë e këtyre dy krijesave të tjera dhe diferencat që kanë në nivelin e shikueshmërisë së rrezatimeve të ndryshme?

EFEKTET E FRUTAVE NE TRUPIN E NJERIUT

1- Banania – Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.
2- Portokalli – Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
3- Rrushi – Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.
4-Pjepri- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.
5-Qershia – Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
6-Dardha – Ky frut bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve, si dhe për presionin e ulët të gjakut.
7-Speci – Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.
8-Brokoli – Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.
9-Karota – Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.
10-Kastraveci – Rinon muskujt dhe u jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.
11-Hudhra – Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut.
12-Fiku – Studimet e shumta mjekësore tregojnë se ky frut vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.
13-Molla – Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë: pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.

Tuesday, February 11, 2014

MREKULLITË E MUSHKONJËS



Allahu i Madhëruar thotë:

Kur'an;
--2----26-- ''All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më
e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti
i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te
humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë
jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër''.
1. Është femër.
2. Ka njëqind (100) sy në kokën e saj.
3. Ka 48 dhëmbë në gojën e saj.
4. Ka tri zemra në bark, me të gjitha pajisjet përkatëse për secilën.
5. Ka gjashtë thika në hundën e saj, ku secila veçohet me funksion të veçantë.
6. Ka nga tre krahë në çdo anë.
7. Është e pajisur me një mjet ngrohës, i cili vepron sikurse sistemi i rrezeve infra të kuqe, me
funksion të reflektimit të ngjyrës së lëkurës së njeriut në errësirë në ngjyrë vjollce, të cilën e sheh.
8. Është e pajisur me një mjet dehës-mpirës, i cili i ndihmon ta ngul gjilpërën e saj në njeriun pa e
diktuar fare, ndërsa kur ta ndjejë njeriu thumbimin, ai është si shkak i thithjes së gjakut.
9. Është e pajisur me një mjet, i cili bën analizën e gjakut, sepse ajo nuk pi çdo lloj gjaku.
10. Është e pajisur me një mjet, nëpërmjet të cilit bën bartjen e gjakut deri në hundën e saj
shumë të ngushtë.
11. Edhe më e çuditshme se kjo është se mbi shpinën e saj jeton një insekt shumë i vogël, i cili
nuk shihet vetëm se me mikroskop.

                                                     

                                        ËMBËLSIA E IMANIT


Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri nga muslimanët dhe na begatoi me Islam dhe iman dhe Kuran. Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.
Ai i cili mediton rreth çështjeve të jetës dhe gjendjes së njerëzve sheh qartë se në shoqëri ka një grup njerëzish që jetojnë një jetë me lodhje dhe brenga. Nga gjokset e tyre nuk del tjetër përveç se irritim pikëllim dhe ankim, gjëra që e largojnë sigurinë e qetësinë dhe kënaqësinë e rehatinë, kurse shpirtrat e tyre janë të zhytura në zili e urrejtje dhe smirë e armiqësi dhe vuajtje e depresion. 
Në shoqëri poashtu ekziston edhe një grup tjetër të cilët jetojnë në begati dhe rehati, janë bujar për vetveten dhe bujar për njerëzit me zemra të mira dhe gjoks të shëndoshë dhe fytyrë të buzëqeshura. Cili është dallimi mes këtyre dy grupeve? Dhe çka është ajo që i distancoi mes veti këta dy grupe? Ajo është imani dhe ëmbëlsia e tij. 
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: "E ka shijuar ëmbëlsinë e imanit ai që është i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si Fe dhe me Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të dërguar".
Poashtu me një hadith tjetër na lajmëroi se: "Tri gjëra kush i zotëron ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu si e urren hedhjen në zjarr".   
Ëmbëlsia e imanit është ëmbëlsi e brendshme në shpirtin e kënaqur dhe zemrën e qetësuar ku qarkullon si uji në dru dhe gjaku në venë. Në atë shpirt nuk ka pikëllim dhe brenga po mëshirë e kënaqësi dhe begati e rehati: "Kjo dhunti është nga Allahu, e mjafton që Allahu e di çdo gjë". Nisa 70, dhe "Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund". Hadid 21. 

Imani në Allahun është qetësi për shpirtin, udhëzim për zemrën, fener për ndjekësit e rrugës, shpresë për të dëshpëruarit, garanci për të frikuarit, ndihmë për luftëtarët në rrugë të Allahut dhe përgëzim për të devotshmit. Imani është baba i optimizmit dhe vëllau i guximtarit dhe shoku i shpresës. Imani është besimi në vetvete, lavdia dhe  fama e Umetit dhe shpirti i popujve. 

Hyrja e parë për të arritur deri tek ëmbëlsia e imanit dhe shijimi i lumturisë është të jesh i kënaqur me Allahun si Zot. Ai është që përkujdeset për çdo gjë, i Gjithëmëshirshmi i tokës dhe i ahiretit dhe Mëshirëploti i tyre, Krijuesi i jetës dhe vdekjes, dhuruesi i begative, i Cili i përgjigjet nevojtarit kur i lutet dhe ia largon të keqen, i Cili njeriun e krijoi në formën më të përsosur dhe i fryri nga shpirti i Tij, e ushqeu kur ishte i uritur, e veshi nga lakuriqësia, e siguroi nga frika, e udhëzoi nga devijimi dhe e mësoi pasi që ishte injorant dhe i paditur.

Me imanin në Allahun shpirti i nënshtrohet Zotit të tij,  e synon kënaqësinë e Tij, largohet nga epshet dhe dëshirat e tij, e adhuron Allahun e tij dhe nga Ai frikohet dhe Atij i nënshtrohet, në Dorën e të cilit është çdo çështje dhe tek Ai kthehet çdo gjë. Duke qenë i kënaqur me Allahun si Zot dhe me bindje të plotë e nxit robin që t'i ngrit duart e tij me frikërespekt dhe i përulur e të thotë: "O Zot im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga hidhërimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti. Unë nuk mund të të Madhëroj ashtu siç e meriton Ti. Ti je i Madhëruar,ashtu siç e ke përshkruar Veten".

Hyrja e dytë për të arritur deri tek ëmbëlsia e imanit dhe shijimi i lumturisë vjen kur je i kënaqur me Islamin si Fe. Fe e Allahut të cilën ia zbriti të Dërguarit të Tij dhe dëshiroi të jetë Fe e robërve të Tij dhe nuk pranon Fe tjetër përveç se fesë së Tij.  Islami është burimi i kënaqësisë dhe i ndriçimit dhe burimi i lumturisë dhe i udhëzimit.

Hyrja e tretë për të arritur deri tek ëmbëlsia e imanit dhe shijimi i lumturisë vjen kur je i kënaqur me Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si i Dërguar dhe si Lajmëtar. Muhamedi është këshillues i sinqertë, mëshirë për njerëzimin dhe shëmbëlltyrë më e mirë dhe nuk ka mundësi t'i afrohet askush nga njerëzit dhe  t'i afrohet dhe konkurron në gjykim: "Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre". Nisa 65. 

I kënaqur me Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si shëmbëlltyrë dhe yrnek dhe me praktikimin e traditës së tij dhe pasimin e udhëzimit të tij.

Kur imani depërton në zemrën e një robi dhe vendoset në të jeta i lehtësohet dhe kur robi ec nëpër tokë është i drejtë dhe mesatar në ecjen e tij, kur lëviz lëvizën me devotshmëri dhe çdo lëvizje e tij është imanore dhe e qetë: "Kur Unë e dua, atëherë bëhem dëgjimi i tij me të cilin dëgjon, shikimi i tij me të cilin shikon, dora e tij më të cilën kap, mësyn dhe vepron, dhe këmba e tij me të cilën ecën. Në qoftë se do të kërkojë prej Meje, unë do t’i jap atë që kërkon, dhe nëse kërkon që ta mbroj, Unë do ta mbroj".  

Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit jeta i bëhet e lumtur  dhe njeh rrugën e tij, e kush e njeh rrugën e tij ecën i kujdesshëm kurse ai që ecën i kujdesshëm e fiton kënaqësinë dhe e arrin qëllimin e tij.

Besimtari vazhdon në rrugën e tij dhe nuk mërzitet aspak për atë që e përjeton. I gjithë shikimi i tij dhe mendimi i tij është i ndërlidhur me diçka më të vlefshme dhe më të lartësuar:"O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!". Fexhër 27-28, dhe "A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!)". Zumer 22.  

O ti vëlla musliman Allahu të mëshiroftë, a ke parë zbukurim dhe pamje më të mirë se sa ai i njerëzve të mirë?

Allahu të begatoftë, a ke parë lodhje dhe pagjumësi më të ëmbël se sa ajo e atyre që falen natën?

Allahu të ruajt, a ke parë ujë më të pastër dhe më të butë se sa lotët e atyre që pendohen nga gjynahet dhe atyre që kërkojnë falje?

Allahu u përkujdestë për ty, a ke parë modesti dhe përulje më të mirë se sa përulja e atyre që bien në ruku dhe sexhde?

Allahu të  dhëntë shëndet, a ke parë xhenet në dynja më të mirë dhe më bukur se sa xheneti i besimtarit, e ai është në mihrabin e adhuruesve?

Kjo është ëmbëlsia e imanit të atyre që e shijojnë në adhurim dhe nënshtrim.

Besimtari i afrohet dunjas i qetë i lumtur dhe i kënaqur me të gjitha përcaktimet e Allahut pa marrë parasysh ndryshimeve të gjendjeve dhe nevojave të tij. Ai nuk mërzitet për atë që shkoi dhe kaloi dhe nuk gëzohet dhe nuk bëhet mendjemadh për atë qe e fitoi. Imani dhe kënaqësia tek ai janë paralele me mbështetjen dhe përqendrimin. Ai nuk zemërohet nga caktimet e Allahut, nuk largohet nga puna, i merr shkaqet dhe sebepet dhe përpiqet e mundohet pa ankim. Stema dhe parulla e tij është: "Suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem". Hud 88. 

Ai është i bindur se: "Ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të të godasë".  

Ai e di se nëse të gjithë banorët e tokës dhe qiejve mblidhen që t'i bëjnë dobi nuk kanë mundësi t'i bëjnë nëse ajo nuk është e caktuar nga ana e Allahut dhe nëse ata mblidhen që t'i bëjnë dëm nuk kanë mundësi t'i bëjnë nëse Allahu nuk e ka caktuar atë. Ai nuk e dëmton veten e vet dhe nuk e lejon që të poshtërohet apo nënçmohet. Allahu na ruajt që ai ta kërkon lumturinë në ndeje dhe nënçmim  dhe përtaci por ai ecën në jetë duke vepruar dhe punuar me drejtësi dhe durim dhe duke garuar me të tjerët në mirësi. Ai sprovat dhe belat i kupton si mëshirë dhe falje gjynahesh dhe ngritje të gradave dhe për këtë ai duron dhe nuk lëkundet aspak gjatë sprovave të jetës dhe mbetet i kënaqur: "Çudi me punën e besimtarit, tërë çështja e tij është e mirë për të, dhe kjo nuk i takon askujt përveç besimtarit; nëse e godet diç e mire falënderon dhe kjo është e mirë për të. Po kështu nëse e godet diç e keqe ai bën durim dhe është mirë për të".

Imani i fortë e mbron besimtarin nga frika e koprracia dhe dembelia e brengat: "Thuaj: "Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!". Teube 51, dhe "Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk e ia kufizon (riskun) kujt të dëshirojë". Isra 30. Kurse me një hadith ceket se: "O Zoti im, nuk ka kush e ndalon atë që Ti e ke dhënë dhe s'ka kush e jep atë që Ti e ke ndaluar, (te Ti) nuk ka vlerë dobia e askujt, ngase çdo dobi vjen prej Teje".

Besimtari ecën nëpër jetë sipas këtyre bazamenteve dhe parimeve, nëse i jepet e pranon dhe falënderon, nëse i merret është i kënaqur dhe duron, nëse urdhërohet vepron, nëse kërkohet të largohet nga diçka distancohet dhe nëse bën gjynah pendohet. 

Me këtë iman dhe me shijimin e ëmbëlsisë së tij besimtari largohet nga epshi dhe mbrohet nga ngacmimet e shejtanit dhe sprovat e dynjasë dhe pasurisë dhe nga koprracia dhe përtacia dhe kalon në fisnikëri e bujari dhe dhënie me kënaqësi.  

Kujt i dobësohet imani bërtet dhe ankohet kur sprovohet për arsye se ai nuk e di se çka është sprova dhe i frikohet udhëtimit për arsye se nuk ka furnizim dhe e humb rrugën për arsye se nuk ka udhëheqës.

Kush e humb imanin e tij vetëm se i ndryshohet gjendja, vepron dhe thotë çka të donë, ec nëpër dynja pa llogari, nuk ka besim në vetveten dhe në njerëzit, nuk mëshiron dhe vetëm se përçan. 

Pa iman dhe pa shijimin e ëmbëlsisë së tij njerëzit shndërrohen në egërsira e shkëpusin litarin me Allahun dhe me njerëzit, i nënshtrohen shpirtit i cili është i prirë fort për të keqen dhe i bashkëngjiten shejtanëve nga njerëzit dhe xhindet.

Civilizimi bashkëkohorë me teknologjinë dhe me materializmin e tyre është argument më i mirë se lumturinë nuk e realizojnë epshet e dynjasë dhe materializimi i saj. Në mesin e tyre nuk sheh vetëm se njerëz me probleme pa lumturi të pikëlluar dhe të dhënë pas epsheve dhe pasioneve pa kufi dhe ky sistem jete bëri që të trashëgojnë sëmundje shpirtërore, çrregullime shoqërore dhe ideologji të devijuara sa që u dhanë pas drogës dhe alkoolit dhe vizitës së spitaleve psikiatrike dhe pirjes së barnave për qetësim: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër". Taha 124 dhe "Atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e)ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell". Enam 125. 


SHEJH DR. SALIH EL HUMEJD                                             

Përktheu: Irfan Jahiu

Kurani Famëlartë

Kurani Famëlartë përbëhet nga shpalljet që Zoti i Lartësuar i dërgoi Profetit Muhammed s.a.v.s. përgjatë një periudhe prej 22 vjetësh. Ai është Libri i shenjtë i muslimanëve, që përmban ligjet, urdhëresat, kodet e duhura për jetën e tyre shoqërore, morale dhe gjithashtu një filozofi të përsosur të fesë. Gjuha në të cilën zbriti Kurani Famëlartë është arabishtja.
Përveç emrit të tij të përveçëm, Kurani njihet edhe me këta emra: el-Furkan (Dalluesi); edh-Dhikr (Këshilla); el-Bajan (Shprehja); err-Rahmah (Mëshira) en-Nur (Drita) el-Burhan (Argumenti); el-Hak (E vërteta); et-Tenzil (Shpallja); el-Hikmah (Urtësia); el-Huda (Udhëzimi); el-Hakam (Vendimi); el-Kitab (Libri); etj.
Kurani Famëlartë është ndarë në 114 sure (kapituj) dhe çdo sure përbëhet nga ajete (vargje). Disa nga suretë e Kuranit janë relativisht të gjata, kurse disa janë edhe të shkurtra. Për shembull, sureja e dytë El-Bekare ka 287 ajete, kurse sureja 108, e quajtur El-Keuther ka vetëm 4 ajete.
Teksti i Kuranit Famëlartë mbetet i pandryshuar që nga koha kur ai i ishte zbritur Profetit Muhammed s.a.v.s., pra, që para 14 shekujve. Kjo do të thotë që miliona kopje të Kuranit Famëlartë që gjenden sot në botë, jo vetëm që janë identike në gjuhën arabe, por teksti i tyre është po ai që Profeti Muhammed s.a.v.s. ia paraqiti botës. Kjo nuk është e çuditshme, po të kihet parasysh premtimi i Zotit të Lartësuar që Ai bën në Kuran për mbrojtjen e tij, duke thënë:
Padyshim, Ne e kemi zbritur këtë Këshillë dhe Ne patjetër e mbrojmë atë.
(Kurani Famëlartë 15:10)
Mbrojtja e Kuranit Famëlartë prej Zotit Vetë tregon edhe faktin që, si libër i shenjtë, ai do të mbetet i fundit deri në fund të botës. Si i tillë, padyshim, ai duhet të jetë i pajisur me dijet e plota e bindëse që mund t’i nevojiten njeriut për jetën e tij trupore dhe shpirtërore, duke praktikuar të cilat, njeriu të arrijë synimin më të lartë të krijimit të tij, që është komunikimi me Krijuesin e Madhërishëm.

Allahu i Madhërishëm

Atributet e Zotit nga Kurani Famëlartë

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

Nga hadithet e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.

O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar mizorinë Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni mizori dhe dhunë njëri-tjetrit. O robërit e Mi!

Nga shkrimet e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.

Parajsa jonë është Zoti ynë. Kënaqësitë tona më të larta gjenden në Zotin tonë, sepse ne e pamë Atë dhe çdo lloj bukurie e gjetëm në Të. Kjo pasuri është me vlerë ta marrësh, nëse gjen

Katër atribute themelore të Zotit

Sipas terminologjisë së Kuranit, Allah quhet ajo Qenie, vetitë e të cilit, për sa i takon bukurisë dhe mirësisë së tyre, ndodhen në pikën më të lartë të përsosmërisë.

Koncepti i Zotit në Islam

Vetëm Islami është ajo fe që paraqet konceptin e një Zoti universal. Sipas tij Ai është Zoti i botërave i Cili nuk i përket ndonjë kombi apo populli të caktuar

Përsosmëria e fjalës Allah

I përsosur si i emëruari i tij, ky emër deri në fund të shkronjës së tij, tregon të njëjtin personalitet. Kjo do të thotë se nëse do t’i heqim, një nga një nga fillimi deri në fund, të gjitha shkronjat e këtij emri, ai jep të njëjtin kuptim.

Tri pyetje rreth Zotit

Si është gjendja e sotme për besimin në Zot?
Nëse Zoti ekziston, pse nuk duket?
Pse duhet ta kërkojmë Zotin?

Gjendja e sotme për besimin në Zot

Në fillim desha të shprehja pikëllimin dhe brengën time për gjendjen e sotme të njerëzve për besimin në Zot, në përgjithësi. Sa për të thënë, të gjitha fetë që janë në botë, besojnë në qenien e Zotit. Njerëzit që u përkasin feve të ndryshme, thonë se janë besimtarë të Tij, përveç një pjese të vogël që e mohojnë kategorikisht Zotin. Por, nëse do të vështrosh në thellësi dhe ta studiosh gjendjen e tyre të besimit, atëherë do të shohësh se ky besim është vetëm një trashëgim traditash që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Ngaqë fetë e tyre u mësojnë dogmën se “ju keni një Zot” dhe po ashtu ata, brez pas brezi, e dëgjojnë thënien se “kemi një Zot” edhe vetë ata e ndiejnë që duhet të jemi të bindur në fenë tonë, sa të mos shthuret gërshetimi i shoqërisë; për më tepër atyre u ngjallet herë pas herë zëri i instinktit të tyre që u thotë se ndoshta në të vërtetë ne kemi një Zot, ndaj ata nuk guxojnë ta mohojnë kategorikisht Zotin dhe e quajnë veten besimtarë. Por në të vërtetë ata nuk besojnë në Zot dhe zemrat e tyre janë boshe për nga besimi, ashtu si një shtëpi e braktisur nga njerëzit e saj.
Unë nuk e them këtë për ndonjë popull të caktuar ose për njerëzit e ndonjë feje të caktuar, por e them për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha fetë e botës. Sepse unë shoh që ndjekësit e feve të ndryshme, d.m.th. zorastrianët, budistët, hindutë, hebrenjtë, krishterët, myslimanët etj, të gjithëve u është futur thellësisht ky helm, i cili mund të quhet “helmi i mosbesimit”. Erërat përvëluese të materializimit s’kanë lënë asnjë kopsht të besimit pa e zhuritur. Nëse dikush më kërkon prova për mendimin tim atëherë, me bekimin e Zotit, mund të nxjerr mjaft arsye që nuk mund t’i mohojë ndonjë i mençur. Por, këtu unë dua t’ia shtroj pyetjen atyre që dyshojnë në këtë se; a mund të thonë ata me sinqeritet, pasi të kenë shqyrtuar zemrat e tyre dhe të kenë analizuar njerëzit që jetojnë rreth tyre, se a besojnë ata në Zot në të vërtetë? Nuk flas për besim ritual, të trashëguar nëpërmjet gojëdhënave, por e kam fjalën për besimin e vërtetë dhe të gjallë. Qenia e Zotit, a është aq e ndjeshme dhe e dëshmuar për ta, ashtu siç i shikojnë dhe i dëshmojnë gjërat materiale të kësaj bote? Domethënë a besojnë ata në Zot ashtu siç kanë besim, për shembull, se ky është dielli, kjo është hëna, ky është mali, ky është lumi, kjo është shtëpia jonë, këta janë prindërit tanë, ky është miku im? Nëse ata nuk kanë besim të tillë atëherë duhet të kuptosh se ky s’është besim, por është vetëm një lloj dyshimi dhe kjo është sikur ata kanë përqafuar një të vdekur dhe të kalbur duke menduar atë si të gjallë.
Nëse thoni se ky nivel i besimit është niveli më i lartë, të cilin shumë pak njerëz e arrijnë dhe ata janë njerëz të zgjedhur, atëherë unë ju them se edhe kjo është një dëshmi për paditurinë tuaj. Sepse niveli më i lartë i besimit është ai, shijen e të cilit nuk e dini fare dhe ndoshta shumë prej jush as nuk mund ta imagjinoni. Niveli i besimit që kam përmendur më lartë, që duhet të besosh në Zot në mënyrë të atillë siç beson në gjërat materiale të kësaj bote, faktikisht është një nivel mesatar. Në një Hadith (thënie e Profet Muhammedit s.a.v.s.) që një nga dukuritë e përgjithshme të besimit është se besimtarit i pëlqen të hidhet në zjarr dhe të digjet, por nuk e lë besimin e tij. Por unë ju them se nëse ju jeni larg prej kësaj dukurie, atëherë dua t’ju pyes vetëm kaq: më thoni sinqerisht se a ndikon besimi juaj si diçka e vërtetë dhe e gjallë mbi jetën tuaj të përditshme? A e ndieni në të vërtetë dashurinë ndaj Zotit dhe frikën e zemërimit të Tij? A ju nxit realisht besimi juaj për të mirën dhe a ju largon nga e keqja? Në të gjitha çështjet, a  keni besim të vërtetë tek Zoti apo te mjetet materiale?
Nuk e kam fjalën që a ndieni ndonjë lidhje në zemrën tuaj ndonjëherë me Zotin, apo kujtimi i Tij, ndonjëherë, ju ndalon nga mëkatet dhe ju nxit për vepra të mira, ose nëse kur bindja juaj shkon te Zoti duke mos menduar për mjetet materiale? Sepse ndodhi të tilla ngandonjëherë, nuk mund të thuhet se janë pasojë e besimit. Në një gjendje të tillë mund të bie edhe ai, që jo vetëm që nuk e mohon Zotin, dhe herë pas here i shkon mendja se “ndoshta në të vërtetë ka një Zot, që më ka krijuar mua dhe që drejton tërë sistemin e gjithësisë, para të Cilit unë duhet të paraqitem një ditë”. Një njeri i tillë, deri në një farë mase, sigurisht do të ndiejë një lidhje me përfytyrimin e Zotit, i krijuar nga vegimi i tij, i cili nganjëherë e largon atë nga mëkatet dhe e nxit rrallëherë për të mirën, dhe shikimi i tij disa herë i kapërcen edhe mjetet materiale dhe shkon te Zoti dhe ai fillon të mendojë se qenia më e besueshme është qenia e Zotit. Kjo nuk është gjendja e besimit, por mund të quhet vetëm një gjendje dyshimi, e cila e bën të lëkundet si lavjerrës. Besimi i vërtetë është vetëm ai që bëhet një pjesë e pakëputshme e jetës së njeriut, bëhet ushqimi i shpirtit të tij dhe që vepron si një fener udhëzimi, që gjithmonë e largon nga rrugët e zymta të mëkateve, nëpërmjet këtij feneri, para syve të tij, shfaqen rrugët e veprave të mira dhe të gjitha mjetet materiale nuk i vlejnë asgjë për të, d.m.th. të mos ketë besimin e vërtetë në ato, por ta ketë vetëm në qenien e Zotit të Madhërishëm që është krijuesi i të gjitha mjeteve. Dhe pastaj zjarri i dashurisë ndaj Zotit gjithmonë të jetë i ndezur në zemrën e tij, si dhe frika e zemërimit të Tij ta ndalojë atë nga rrugët e këqija.
A gjeni një besim të këtillë në zemrat tuaja? Nëse jo, dhe ka shumë mundësi që jo, atëherë duhet të turpëroheni që të quani veten besimtarë, andaj nisuni në kërkim të atij besimi që zbret nga qielli dhe si një llambë e ndritshme i ndriçon edhe skajet më të errëta të zemrës suaj. Atëherë, qenia e Zotit nuk mbetet si një idhull i përfytyruar, i krijuar nga mendja juaj, por Ai do t’ju shfaqet i Gjallë, i Përjetshëm, Sundues i Gjithëfuqishëm por edhe i Gjithëmëshirshëm dhe Dashamirës, mbretëria e të Cilit do t’ju duket shumë më e besueshme se mbretëritë e kësaj bote.
Pra, ky realitet nuk mund të mohohet që besimi i vërtetë në këtë kohë mungon në botë. Ai mungon jo vetëm në zemrat e njerëzve të thjeshtë, por edhe në zemrat e atyre që quhen klerikët e feve dhe që kujtojnë se janë kujdestarë të besimit të njerëzve, pra edhe ata janë bërë pre e ateizmit. Ata, ose po e mashtrojnë botën, ose vetë janë të mashtruar, sepse fjalët e tyre janë të pasura, por zemrat janë të zbrazëta.  Sot, në të vërtetë, bota është e kapluar nga një errësirë e thellë në lidhje me besimin, dhe nuk duket asnjë dritë e dobët në ndonjë skaj të botës, që mund t’i ndriçojë disi rrugën ndonjë udhëtari të lëkundur. A nuk do të ishte e nevojshme, që në një kohë të tillë të errët, sipas praktikës së hershme të Zotit të Mëshirshëm, dielli i paraqitjes së Tij të lindej nga horizonti i zemrës së ndonjë robi të Tij të pastër dhe ta ndriçonte botën? O të dashurit e mi! Zgjohuni, dhe vendoseni ballin tuaj të përulur para pragut të Zotit, se Ai e pa gjendjen tuaj dhe e ka ngritur diellin e Tij shpirtëror nga Lindja për ju. Tani, hapni dritaret e zemrës suaj dhe lini këto rreze shpirtërore të futen në to, sa t’i largojnë errësirat e dyshimeve nga zemrat tuaja dhe sa të shndërrohet nata juaj në ditë.

Nëse Zoti ekziston, pse nuk duket?

 Tani, para së të filloj temën kryesore, dua të heq një dyshim që zakonisht lind në zemrat e njerëzve: nëse ka Zot, atëherë pse nuk duket? Faktikisht ky dyshim nuk është i sotëm, por atë mund ta gjejmë në çdo kohë. Kështu që, në Kuranin e Madhërishëm është përmendur se edhe ateistët e shkretëtirës së Arabisë, i kishin bërë të njëjtën pyetje Hazret Muhammedits.a.v.s. (Beni Isra’il, 17: 93) dhe i kishin kërkuar: “Nëse na tregon Zotin, atëherë do ta besojmë”. Por unë gjithnjë kur e dëgjoj këtë pyetje, ose e lexoj diku, më vjen shumë keq për ata që e shtrojnë atë. Pikëllim! Kur njeriu fillon të lëkundet, për shkak të perdes që mbulon mendjen e tij, ai nis të mohojë edhe gjërat shumë të qarta. Kjo pyetje nëse shtrohej në kohët e kaluara të hershme, ndonëse është e palogjikshme dhe e rreme, mund të ngatërronte përkohësisht njerëz të pamend, por në kohën tonë të shtrohet kjo pyetje është shumë e habitshme. Madje unë çuditem për gjendjen mendore të atij njeriu, që përpiqet të ndiejë kënaqësi duke bërë një pyetje të tillë. Sipas mendimit tim pyetje të tilla mund t’u shkojnë përshtat vetëm fëmijëve ose  atyre që janë me të meta mendore. Megjithatë, ngaqë kjo quhet një pyetje e zakonshme prandaj edhe duhet sqaruar. Unë shkurt do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje dhe pastaj do të kthehem në temën kryesore.
 Ne kemi mjete të ndryshme, për të njohur gjëra të ndryshme. Për shembull ka shumë gjëra që mund t’i njohim duke i parë, duke i dëgjuar, duke i shijuar, duke i nuhatur ose duke i prekur ato. Të gjitha këto mjete janë njësoj të besueshme. Nuk kemi të drejtë të themi për një gjë të caktuar të cilën mund ta njohim vetëm nga një shqisë e caktuar, në mënyrë këmbëngulëse të kërkojmë ta njohim prej një shqise tjetër. Për shembull ngjyrat mund t’i dallojmë vetëm duke i parë, aromën mund ta njohim vetëm duke e nuhatur, po ashtu për zërin kemi veshët. Do të jetë budallallëk nëse do të thuash se nuk do ta besoj këtë ose atë aromë derisa të mos e shoh; ose derisa të mos e nuhas ndonjë ngjyrë ose derisa të mos e prek ndonjë zë nuk do të besoj në të. Ai që bën pyetje të tilla do të quhet i pamend dhe nëse nuk do të shtrohet në çmendinë, ai do të mbetet si qesharak për njerëz çapkënë. Por, është shumë e habitshme që njerëzit shpesh herë bëjnë pyetje të tilla edhe për Zotin, prapë këta mbahen si të mençur në shoqëri. Pse asnjë rob i Zotit nuk i pyet këta, se cili është shkaku i kësaj çmendurie! Vallë, a vetëm qenia e Zotit ka mbetur për t’u tallur me një përbuzje të këtillë?!
Deri këtu unë i kam përmendur vetëm ato gjëra të cilat mund t’i dallojmë me anë të shqisave. Por, në këtë botë, ka gjëra të panumërta të cilat ne nuk mund t’i dallojmë me anë të tyre, por prapë ne besojmë në to mu ashtu, siç besojmë në gjërat e tjera që mund t’i dallojmë me anë të shqisave. Për shembull fuqinë magnetike, as nuk mund ta shihni me sy, as nuk mund ta dëgjoni, as nuk mund ta nuhasni, as nuk mund ta shijoni dhe as nuk mund ta prekni atë me dorë. Por a ka njeri prej jush që do të guxojë ta mohojë këtë fuqi? Unë patjetër them se jo. Sepse ju e shihni veprimin dhe rezultatet e saj, edhe pse nuk mund ta konceptoni këtë fuqi drejtpërdrejt me anë të ndonjë shqise. Asnjëherë nuk ju shkon mendja që “ngaqë nuk e kemi parë këtë fuqi, as nuk e kemi dëgjuar e as nuk e kemi nuhatur apo shijuar, por edhe nuk e kemi prekur atë, prandaj nuk mund ta besojmë”. Në mënyrë të ngjashme është edhe fuqia elektrike, e cila nuk duket fare, por mbizotëron në jetët tuaja. Pra edhe këtë nuk mund ta mohoni, ndonëse s’mund të dëshmoni asgjë për të nëpërmjet asnjërës prej shqisave tuaja, por ju besoni në qenien e saj ashtu siç besoni, për shembull, në diell, në hënë, në mal etj.
Mendoni edhe për ndjenjën e dashurisë. A ka ndonjë që mund ta ketë parë, dëgjuar, nuhatur apo prekur atë? Unë nuk e di nëse ndër lexuesit e këtij libri, ka ndonjë prej tyre që e ndien fort dashurinë; nëse ka, atëherë unë do ta pyesja se a nuk e sheh ai që një zemër kaq e vogël, që ndoshta nuk mund të peshojë as një çerek kile, mban një oqean të pafundmë të dashurisë, e cila kur arrin të dallgëzohet, mbase, bëhet më e fuqishme ndër të gjitha krijesat e Zotit të Madhërishëm. Është dashuria, ajo që një njeriu të dobët dhe të paaftë i jep një fuqi të tillë që ai, për dashurinë e tij, sfidon edhe male të larta, kalon shkretëtirat, bëhet gati të ndeshet edhe me egërsirat ose të hidhet i gjallë në zjarr dhe me furi përballon edhe dallgët e fuqishme të detit, por nuk dorëzohet. Ai kalon netët pagjumë dhe ditën bredh si i çmendur; dhe gjakun e tij e derdh duke e shndërruar në lot, por nuk këputet. A ka njeri në botë që mund të pretendojë se kjo fuqi nuk ekziston? Por kush e ka parë këtë fuqi? Kush e ka dëgjuar? Kush e ka nuhatur? Kush e ka shijuar ose kush e ka prekur? Të ngjashme janë edhe ndjenjat e tjera të fuqishme si për shembull, mëshira, zemërimi, epshi, etj. të cilat ekzistojnë, edhe pse nuk i keni dëshmuar drejtpërdrejtë nëpërmjet ndonjërës nga shqisat. Është një mendim fëmijësh, të kërkosh një gjë të caktuar me anë të një shqise të caktuar. Qëllimi është që ta perceptosh atë, me anë të çfarëdo lloje shqise. … Sa dëshpërim i madh! “Vëma Kadarullaha Hakka Kadrihi” “Njerëzit nuk e vlerësuan Zotin ashtu siç duhej vlerësuar”. (El-Haxh, 22:75)
Miqtë e mi të dashur! Duhet të kuptojmë se sa më e trupëzuar të jetë një gjë, aq më lehtë mund të kapet me anë të shqisave dhe sa më e patrupëzuar të jetë, aq më i vështirë është perceptimi i saj me anë të tyre. Pikërisht për këtë arsye, kur përpiqemi të mësojmë për gjërat e patrupëzuara, ne duhet të mbështetemi në cilësitë dhe veprimet e tyre më shumë sesa në vëzhgimin e drejtpërdrejtë.
Si është e mundur atëherë që Zoti që është Qenia më e patrupëzuar (El-Letif) dhe gjithashtu Krijuesi i çdo gjëje të patrupëzuar të perceptohet nga sytë tanë fizikë? Kundërshtimi i kritikëve është absurd, që thonë se nuk do të besojmë në Zot përderisa nuk mund ta shikojmë Atë me sytë tanë. Kjo do të nënkuptonte se këta kritikë ose besojnë se Zoti është një qenie e trupëzuar, ose së paku dëshirojnë që Zoti të marrë një trup tillë, të cilin ata ta shikojnë me sytë e tyre.
Por, problemi është se në këtë botë ka miliona njerëz të verbër. Atëherë edhe ata kanë të drejtë të kërkojnë që Zoti duhet të marrë një formë tjetër fizike, e cila mund të preket, nuhatet ose shijohet. A nuk arrin kjo deri në atë shkallë sa të tallemi me Zotin? Sa e turpshme për një njeri që pretendon se ka mendje dhe zemër e që thotë se ne nuk mund ta besojmë Zotin përderisa të mos shohim gjithçka. Mbajeni mend se nëse Zoti do të shihet nga sytë e dikujt, atëherë nuk do t’ia vlente të besoje në Të. Për shembull, Zoti është i patrupëzuar, por në këtë rast Ai do të bëhej i trupëzuar. Zoti është i pakufizuar, por në këtë rast do të bëhej i kufizuar. Për më tepër nëse Zoti do të merrte pamje trupore dhe të kufizuar për botën tuaj, atëherë cila do të ishte garancia se ju nuk do ta kundërshtonit Atë, duke thënë se ju nuk besoni në një Zot të trupëzuar dhe të kufizuar?
O Zot im! Sa të përsosura dhe të patëmeta janë vetitë e Tua! Çdo veti Jote siguron përsosmërinë e vetisë tjetër. … I mjerë është ai që nuk e kupton këtë të vërtetë, sepse është në prag të shkatërrimit.
Shkurt, madhështia e Zotit qëndron në patrupëzimin dhe pakufizimin e Tij nga shikimi fizik i njeriut. Dhe s’ka vend të dyshohet për qenien e Tij nëse ne nuk e shikojmë, pasi ka edhe mënyra të tjera më të sigurta dhe më bindëse, nëpërmjet të cilave ne mund ta njohim Atë. Pra, o miq të dashur! A do të ndiqni ata njerëz të cilët kanë besuar në fuqinë magnetike, në energjinë elektrike, që u dorëzuan para fuqisë së kohës e të hapësirës dhe u nënshtruan para epsheve ose ndjenjave të tjera, edhe pse nuk i kanë parë me sy, por nuk u bënë gati që ta adhuronin Zotin dhe të përuleshin para Tij. Jo! Ju nuk do të bëni gjëra të tilla!!