Profeti Muhammed s.a.v.s.
Kurani Famëlartë, rreth Profetit Muhammed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë:
O Profet! Pa dyshim, Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sihariqdhënës dhe alarmues. Dhe si thirrës drejt Zotit me urdhrin e Tij dhe si diell ndriçues. Dhe jepu lajmin e gëzueshëm besimtarëve se (kjo) është një dhunti shumë e madhe për ta prej Allahut.
(El-Ahzab 33:46-48)
Thuaj: “O njerëz, pa dyshim unë jam i Dërguar i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Atij. Ai jep jetë dhe vdekje. Prandaj, besoni në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim, që beson në Allahun dhe fjalët e Tij. Ndiqeni atë, që të gjeni udhëzimin.
(El-A’raf 7:159)
Ne të kemi dërguar ty vetëm si sihariqdhënës dhe alarmues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.
(Seba 34:29)
Pa dyshim, ti do të kesh një shpërblim të pasosur. Dhe pa dyshim, ti je me morale madhore.
(El-Kalem 68:4-5)
Muhammedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguar i Allahut dhe vula e të gjithë profetëve. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
(El-Ahzab 33:41)
Pa dyshim, në të Dërguarin e Allahut keni një model të bukur për çdokënd që shpreson kërkon Allahun dhe ditën e ahiretit dhe përmend shumë Allahun.
(El-Ahzab 33:22)
Vërtet, Allahu dhe engjëjt e Tij i dërgojnë selevate Profetit. O besimtarë! Edhe ju dërgojini selavate dhe shumë selame.
(El-Ahzab 33:57)
Muhammedi, i Dërguari i Allahut dhe ata që janë me të, janë shumë të fortë përballë mohuesve (dhe) tejet të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata të përkulur, të rënë në sexhde, Allahut i kërkojnë ata dhuntinë dhe pëlqimin. Në fytyrat e tyre ka shenja nga sexhdet. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa në Ungjill shembulli i tyre përshkruhet si një arë e mbjellë që lëshon filiza, i forcon, mbushet dhe ngrihet me kërcellin e vet, i gëzon mbjellësit, me qëllim që t’i zemërojë mohuesit. Atyre midis tyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh.
(El-Fet’h 48:30)
Thuaju: “Nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, Allahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë gjynahet. Allahu është Falës i Madh (dhe) Mëshirëplotë. Thuaju: Binduni Allahut dhe të Dërguarit! Nëse ata kthejnë shpinën, atëherë Allahu, me të vërtetë, nuk i do mohuesit”.
(Ali Imran 3:32-33)
O i Dërguar! Përcille mirë atë të është zbritur ty nga Zoti yt. Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë mesazhin e Tij. Allahu të ruan ty nga njerëzit. Allahu, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin mohues.
(El-Maidah 5:68)
No comments:
Post a Comment